Nga 7 deri më 10 Gusht, muzikë dhe aktivitete të tjera në Prespa Lake Festival
Një katërditësh plot me muzikë, hipizëm, jogë, biçikletë në rrugë malore dhe aktivitete të tjera, do të kenë mundësi të shijojnë të gjithë ata që do të kenë rastin të vizitojnë rajonin e Prespës së Madhe, nga dita e Enjte 7 Gusht deri të Dielën 10 Gusht, ku organizohet Prespa Lake Festival.
Është një festival që zhvillohet në një ambient të veçantë natyror të Prespës së Madhe, aty ku ka hapësira të mjaftueshme për kamping, me kusht që pushuesit të kenë çadrat e tyre.
Organizatorë të Festivalit janë Bashkia e Prespës dhe Organizata e të Rinjve të Prespës.