Një zbulim shumë i rëndësishëm arkeologjik duket se fshihet në tumbën Kasta
Para zbulimit të një varri të rëndësishëm arkeologjik duket se ndodhen gërmimet që po zhvillohen në rrethoren unikale të tumbës Kasta në Amfipolisin antik. Në zonën në fjalë, që ditët e fundit po ruhet nga një forcë e madhe policore, po vërehet një lëvizje intensive, ndërsa sipas burimeve ministria e kulturës është informuar për të gjitha lëvizjet.
Pyetjet që krijohen janë të shumta. Është fjala për një varr të madh mbretëror? Nga ana e saj, shefja e shërbimit të objekteve prehistorike dhe klasike, Katerina Peristeri, po ngulmon në heshtjen e vet për të gjithë çështjen, ndërsa informon çdo ditë për gjithë zbulimet arkeologjike ministrinë e kulturës.
Sipas të dhënave të deritanishme, dy vitet e fundit gjatë zhvillimit të gërmimeve arkeologjike, po zbulohet një rrethore varri unikale në botë, për shkak të madhësisë, që arrin në pesëqind metra, me përmasa të sakta, lartësi 3 metra dhe gjerësi 497 metra.
ANA/MPA