Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z Konstantinos Koutras, duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me disa shkrime në shtypin shqiptar sipas të cilave, zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brënda ujërave territoriale shqiptare, deklaroi si më poshtë:
"Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit".
E Enjte 3 Korrik 2014