Numri me i larte i remitancave ne Shqiperi vjen nga Greqia
Në fund të tremujorit të parë 2014, sipas të dhënave të Bankes së Shqipërisë, remitancat që emigrantët shqiptar dërguan drejt familjeve të tyre në Shqipëri arritën në vlerën më të ulët të këtyre viteve, 115,9 milionë euro.
Remitancat përbëjnë një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave. Duke komentuar këtë shifër të ulët, Banka e Shqipërisë thekson se “Maturimi i ciklit të emigracionit, kushtet jo të favorshme të tregut të punës në vendet ku emigrantët shqiptarë janë rezidentë dhe rikthimi injë numri prej tyre në atdhe, kanë ndikuar në vijimësinë e rënies së pandërprerëtë remitancave dhe në humbjen e një pjese të bazës së flukseve financiare të dërgueshme drejt vendit tonë”.
Vendi i parë, me numrin më të lartë të remitancave vazhdon të mbetet Greqia me masën 42%.
Rreth 8.6% e familjeve shqiptare, sipas të dhënave të INSTAT gjatë censusit 2011, deklarojnë si burim të ardhurash dërgesat e parave nga emigrantët jashtë shtetit.