“Po shkojmë drejt daljes përfundimtare nga memorandumi”
Ecuria e privatizimeve dhe e bisedimeve me trojkën u diskutuan në m takimin e kryeministrit Antonis Samaras me nënkryetarin e qeverisë, Evangelos Venizelos dhe ministrin e financavem Gjikas Harduvelis.
“Gjithmonë ekzistojnë vështirësi. Mirëpo kuadri është i qartë dhe i mirë dhe po shkojmë drejt daljes përfundimtare nga regjimi i memorandumit”, deklaroi zoti Venizelos.
Sipas burimeve të mirinformuara, kryaeministri dhe nënkryetari i qeverisë vlerësojnë se ishte pozitiv impakti nga vendimi i qeverisë për të kërkuar votëbesim nga parlamenti dhe të fillojnë procedurat e zgjedhjes së presidentit të republikës.
ANA-MPA