Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker, vizitë në Athinë
Me një mesazh veçanërisht të ngrohtë për Greqinë dhe kryeministrin Antonis Samartas, paralajmëron vizitën e tij në Athinë presidenti i porsazgjedhur i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Në njoftimin për shtyp të KE, nënvizohet se z.Juncker zgjodhi Greqinë për të realizuar vizitën e tij të parë me postin e ri në një shtet anëtar të BE-së.
Duke e quajtur kryeministrin grek, “mik dhe koleg”, z.Juncker komunikon se nga Athina do të prezantojë prioritetet e presidencës së tij për punësimin, zhvillimin dhe investimet, ndërsa dërgon një mesazh shprese, optimizmi dhe evidentimi të përpjekjeve që po bëjnë populli grek dhe qeveria greke.
Kryeministri Samaras do të takohet me z.Juncker të hënën, 4 gusht, në ora 12,00. menjëherë pas kësaj, të dy liderët do të bëjnë deklarata të përbashkëta dhe në vazhdim kryeministri do të shtrojë një drekë për nder të zotit Juncker, ku do të qëndrojë edhe komisioneri i ri i Greqisë në Bashkimin Europian, Dimitris Avramopulos.
ANA/MPA