Prezantohet programi i koncesioneve për hidrokarburet
Më shumë se 180 kuadro drejtues kompanish të naftës, institucioneve bankare, kanë marrë pjesë në prezantimin e programit të koncesioneve për kërkime hidrokarburesh në detin Jon dhe jugun e Kretës, prezantim që u zhvillua në Londër. Ndër kompanitë që ishin të pranishme, përfshiheshin BP, EXXONMOBIL, SHELL; TOTAL, SCEVRON, STATOIL, ANADARKO; REPSOL, etj.
Lidhur me evenimentin në fjalë, ministri i mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik, Janis Maniatis, e cilësoi këtë një ditë historike për vendin dhe shtoi: Sot po hedhim baza të qëndrueshme për përpjekjen e re zhvillimore të vendit, që bazohet në burimet minerale kombëtare dhe posaçërisht në hidrokarburet. Greqia po e përmirëson rolin e vet gjeopolitik në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në Europën Juglindore dhe po krijon premisat e afirmimit të vet si një faktor të rëndësishëm të sigurisë energjitike të Europës.