Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Reformat, përgjegjësi e qeverisë greke

Reformat, përgjegjësi e qeverisë greke

Reformat, përgjegjësi e qeverisë grekeAutoritetet greke do të kenë përgjegjësinë për zbatimin e reformave dhe do të prezantojnë një listë të plotë me reforma konkrete ditët e ardhshme, në kuadër të marrëveshjes së 20 shkurtit, ndërsa Eurogrupi është i gatshëm të mblidhet sërish sa më shpejt që të jetë e mundur, sipas komunikatës që u publikua pas takimit të shtatëshes (kryeministri Tsipras, kancelarja Merkel, presidenti Hollande, presidenti (i BQE) Draghi, presidenti i Komisionit Europian Juncker, kryetari i Këshillit Europian Tusk dhe kreu i Eurogrupit Dijsselbloem) të së enjtes në Bruksel.

Komunikata që u publikua në ora 03,30 pas mesnate (sipas orës së Greqisë), pak pas përfundimit të takimit, ka si më poshtë:

“Pranojmë absolutisht marrëveshjen e 20 shkurtit 2015. Në frymë të besimit reciprok, angazhohemi të përshpejtojmë punën tonë dhe ta finalizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Në kuadër të marrëveshjes të Eurogrupit të 20 shkurtit, autoritetet greke do të kenë përgjegjësinë për zbatimin e reformave dhe do të prezantojnë një listë të plotë reformash konkrete ditët e ardhshme. Konfirmuam sërish praktikën për procedurat: Bisedimet për çështje politike do të zhvillohen në Bruksel. Misionet për mbledhjen e informacioneve do të realizohen në Athinë. Eurogrupi është i gatshëm të mblidhet sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“E vendosëm sërish procesin në binarë”, deklaroi kryeministri Aleksis Tsipras, pas përfundimit të takimit shtatëpalësh. Ai theksoi se gjithë palët rikonfirmuan gatishmërinë e tyre për bashkëpunim, me qëllim që të përballohen vështirësitë. Kryesisht, shtoi kryeministri, të gjitha palët rikonfirmuan leximin e përbashkët të vendimit të Eurogrupit të 20 shkurtit.

Është e qartë se Greqia nuk ka detyrimin që marrë masa shtrënguese, nënvizoi kryeministri dhe shtoi se qeveria do të paraqesë propozimet e veta për reforma strukturore, të cilat do t’i realizojë.

Sipas Tsipras, pati një rikonfirmim të gatishmërisë së të gjitha palëve që të punojnë sa më shpejt që të jetë e mundur me qëllim që të rehabilitohet financimi i ekonomisë greke.

Perditesuar per here te fundit Friday, 20 March 2015