Rritet atraktiviteti i Greqisë në tregjet ndërkombëtare
“Greqia po rehabiliton atraktivitetin e saj për investitorët ndërkombëtarë”, vihet në dukje në një komunikatë të ministrisë së financave, pas rivlerësimit të bondeve greke nga Moody’s në Caa1 nga Caa3. Më tej, “pranohen përpjekjet e popullit grek dhe të qeverisë për rikthimin e shpejtë në ritme të larta zhvillimi”, vazhdon komunikata.
“Referimet në përmirësimin e rëndësishëm të situatës fiskale në Greqi, në fleksibilitetin perspektiv më të madh të politikës fiskale greje, në promovimin e reformave strukturore, në përmirësimin e perskewtivave ekonomike, por edhe në koston më të ulët të kreditimit dhe uljen e riskut të rifinancimit të borxhit grek, forcojnë klimën e besimit në ekonominë greke”, shtohet në komunikatën e ministrisë së financave.
Vihet në dukje se në arsyetimin e vendimit të vet, Moody’s i referohej përmirësimit të konsiderueshëm të pozitës fiskale të Greqisë dhe vlerësimit se qeveria mbetet e përkushtuar në përshtatjen fiskale. Në bazë të këtyre vlerësimeve, agjencia parashikon uljen graduale të raportit të borxhit me GDP-në, që pritet të kulmojë sivjet dhe të nisë uljen nga 2015.
ANA-MPA