Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Samaras: Grekët e kthyen anijen në rrugën e zhvillimit

Samaras: Grekët e kthyen anijen në rrugën e zhvillimit

Thursday, 09 October 2014

Samaras: Grekët e kthyen anijen në rrugën e zhvillimit“Po ju drejtohem juve, si kryeministër i vendit me nivelin më të lartë të papunësisë në vendet e BE. Mirëpo, më shihni optimist, sepse grekët, me sakrifica të shumta personale, arritën dhe e kthyen anijen në rrugën e zhvillimit”, theksoi kryeministri Antonis Samaras, në ndërhyrjen e tij në samitin për punësimin, në Milano.

“Në Greqi po largohemi tashmë nga periudha kritike por shumë e vështirë e gjashtë viteve të recesionit. Këtë tremujor, ekonomia jonë për herë të parë mas gjashtë vjetësh, po kthehet në një kurs pozitiv dhe zhvillimi në vitin 2015 do të jetë i fuqishëm dhe normal”, shtoi zoti Samaras, duke iu drejtuar udhëheqësve të tjerë europiane.

Samaras nënvizoi se “një axhendë e guximshme fiskale dhe strukturore është materializuar dhe reformat më të shumta strukturore ndodhen në fazën e zhvillimit dhe kontribuojnë në ekonominë reale”.

Sa i përket papunësisë, kryeministri e bëri të qartë se po lëviz në nivele jashtëzakonisht të larta, por vërejti se “element inkurajues është se përqindja e papunësisë po ulet tashmë në mënyrë konstante nga tremujori në tremujor” dhe se “gjithë parashikimet – madje edhe parashikimi i djeshëm i FMN- po tregojnë se do të ulet më shpejt në periudhën e ardhshme”.

ANA-MPA/-