Samaras: Greqia arriti të stabilizojë ekonominë e saj
“Gjatë dy viteve të fundit, Greqia ka arritur të stabilizojë ekonominë e saj me një mënyrë eficente dhe të shpejtë pa precedent”, theksoi kryeministri Antonis Samaras në një mesazh të regjistruar që u shfaq përpara qindra pjesëmarrësve në forumin e 16-të investues për Greqinë, që u organizua nga Capital Link, në Metropolitan Club të Nju Jorkut.
Kryeministri nënvizoi: “Miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara na kanë ndihmuar shumë... Tani jemi dëshmitarë të fryteve të përpjekjeve të përbashkëta dhe investitorët ndërkombëtarë kanë hyrë faktikisht në tregun grek”.
Kryeministri shtoi se “ekzistojnë shanse të shumëfishta në fushën e investimeve, dhe në gjithë sektorët bazikë të ekonomisë”.
Samaras tha se “kjo veprimtari e përvitshme ka gjithmonë rëndësi të madhe për promovimin e shanseve investuese në komunitetin e biznesit të SHBA dhe për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të fuqishme historike midis Greqisë dhe SHBA”.
ANA-MPA