Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Samaras: Greqia nuk ka nevojë për paketë të tretë ndihme

Samaras: Greqia nuk ka nevojë për paketë të tretë ndihme

Friday, 27 June 2014

Samaras: Greqia nuk ka nevojë për paketë të tretë ndihme“Athina nuk do paketë të tretë ndihme”, është titulli i një fragmenti të intervistës së kryeministrit Antonis Samaras që botohet në faqen elektronike të gazetës ekonomike gjermane “Handelsblatt”. “Kryeministri grek pret që vendi i tij të lejë pas recesionin. Dhe sa i përket reduktimit të borxhit, kryeministri sheh progres. Kjo vazhdon të thotë punë, për vendin e tij”, citon në hyrje të shkrimit gazeta dhe vazhdon: “Greqia nuk nevojitet, sipas fjalëve të kryeministrit Antonis Samaras, një paketë të tretë ndihme, pas përfundimit të pagesave të BE këtë vit. Dhe nuk sheh për dy vitet e ardhshme një vakuum financiar që do t’i bënte të nevojshme kreditë e mëtejshme të ndihmës”.

“Mbështetemi në zhvillimin e ekonomisë”, nënvizon Samaras dhe, sipas gazetës, pret që vendi i tij ta lerë mbrapa recesionin. Dhe, sa i përket uljes së borxhit, gazetari gjerman thekson se kryeministri grek sheh progres. Greqia do ta reduktojë nivelin e borxhit, nga 175% të PPB që është sot, në 110% deri në vitin 2022, siç është rënë dakord me kreditorët, vazhdon artikulli, “me kusht që të gjitha palët do të respektojnë detyrimet e tyre”, sqaron kryeministri. Për Greqinë, kjo do të thotë se do të vazhdojë të punojë për reformat strukturore dhe se do të vazhdojë politikën e suksesshme fiskale, shton gazeta, duke iu referuar kryeministrit. Anasjelltas, nënvizon Samaras, duhet që kreditorët të bëjnë realitet angazhimin e tyre për të diskutuar lehtësimin e borxhit. “Do të mundte ndokush të imagjinojë interesa më të ulët, periudha më të gjata shlyerjeje dhe më tepër periudhë amnistie”, shpjegon kryeministri.

ANA-MPA