Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Samaras: Greqia po del më e fortë nga kriza

Samaras: Greqia po del më e fortë nga kriza

Tuesday, 17 June 2014

Samaras: Greqia po del më e fortë nga krizaSigurinë se vendi po del nga kriza ka shprehur kryeministri Antonis Samaras, duke prezantuar një bilanc të Presidencës Greke të BE. Në fjalën e tij në konferencën e 51-të të komisioneve të çështjeve europiane të parlamenteve të vendeve anëtare të BE, kryeministri theksoi se “Greqia po del më e fortë nga kriza e vet dhe kjo dëshmon forcën dhe pjekurinë e popullit grek”.

Duke shtruar si prioritet uljen e papunësisë, Samaras iu referua sakrificave kolosale të popullit grek: “Më besoni, se në një vend si i yni, ku papunësia u ngjit shtatorin e kaluar deri edhe 28%, me 60% në brezin e ri, e kuptoni se vështirësitë janë shumë të mëdha. Dhe masat që u morën – për shembull ne humbëm në këto vitet e fundit 25% të të ardhurave tona kombëtare-, e kuptoni se këto masa nuk do të mund të kishin eficencë, veç përmes sakrificave kolosale që beri populli grek dhe çdo familje greke”, deklaroi shprehimisht.

Por samaras u shfaq optimist për të ardhmen, pasi mesazhet që vijnë janë pozitive. “Fakti se në këto momente edhe papunësia ka nisur të bjerë muajt e fundit, ngadalë por në mënyrë konstante, se po zhvillohet një kuadër shumë i rëndësishëm investimesh për Greqinë, por edhe fakti se të gjithë po evidentojnë se në pikëpamje fiskale, por edhe sa u përket ndryshimeve strukturore kemi arritje të mëdha në këto momente të vështira, është diçka që na armatos me optimizëm për të nesërmen. Po del me të vërtetë edhe Greqia më e fortë nga kjo krizë”.

Sipas zotit Samaras, gjatë presidencës greke u finalizuan 67 dokumente ligjore dhe u arrit konsensusi politik në nivel Këshilli për mjaft të tjera, të cilat do të ftohet presidenca e ardhshme italiane që t’i negociojë me Parlamentin Europian.

“Nga gjithë sa u bënë gjashtëmujorin e fundit, ndoshta ndokush konsideron si më të rëndësishme hapat që u bënë në Bashkimin Bankar. Në Greqi, por edhe në disa vende të Jugut, ndoshta më të rëndësishme konsiderojnë masat për përballimin e emigracionit klandestin dhe lehtësimin e papunësisë. Dua të them se në plan afatgjatë, ndoshta kontributi më i rëndësishëm i presidencës greke të jetë evidentimi i “kthesës ndaj detit dhe rivlerësimin e politikave detare në Europë”, theksoi kryeministri.

ANA-MPA/-