Samaras: “Jemi këtu për mbrojtjen e idealeve demokratike”
Kryeministri Antonis Samaras i deklaroi televizionit franzcez, France 2, se përjetoi një eksperiencë “të shkëlqyer”, gjatë pjesëmarrjes së tij në tubimin e zhvilluar të dielën pasdite në Paris.
“Franca ka qenë një fener lirie për të gjithë botën”, tha kryeministri dhe shtoi: “Sot jemi të gjithë në krah të Francës. Jemi të bashkuar me francezët, mendojmë pikërisht të njëjtën gjë me ta, domethënë, lirinë, idealet e demokracisë. Këtë synojmë, prandaj ishim të gjithë këtu sot. Ajo që përjetuam ishte e shkëlqyer”.
Samaras ishte një nga 50 liderët botërorë dhe kryetarët e qeverive që morën pjesë në marshimin e Parisit. Ai ndodhej në rreshtin e parë, përkrah me kryeministrin britanik David Cameron, atë spanjoll Mariano Rayoi dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
ANA/MPA