Samaras: “Nderojmë heronjtë që luftuan kundër fashizmit dhe nazizmit”
“Nderojmë ata heronj që nuk hezituan të ofrojnë madje dhe jetën e tyre për Lirinë, Demokracinë dhe Dinjitetin Njerëzor. Ata që luftuan kundër fashizmit dhe nazizmit, duke na lënë të gjithë neve një trashëgimi të pashlyeshme. Ata që e bënë Botën e Lirë të flasë për madhështinë dhe kontributin e Greqisë në luftën e përbashkët”, thekson kryeministri Antonis Samaras në mesazhin e vet me rastin e 74 vjetorit të ditës kur grekët i thanë “Jo” fashizmit.
“Çdo brez përballon sfidat e veta dhe brezit tonë i takoi të përballojë një luftë të ndryshme, një luftë të pabarabartë me kërcënime asimetrike ekonomiko-financiare”, “mirëpo falë sakrificave të popullit grek vendi ynë po del përsëri në këmbë nga prova”, thekson nën kryetari i qeverisë dhe kryetar i PASOK-ut, Evangelos Venizelos.
“Historia shkruhet përmes betejave që japin popujt” dhe “28 Tetori i 1940-2 dhe epçosi i Rezistencës përbëjnë dëshminë më të madhe të forcës së popullit kur organizohet dhe lufton për të drejtat dhe për pavarësinë e vet”, thekson SYRIZA në mesazhin e vet.
“28 Tetori është njëkohësisht ditë frymëzimi dhe vetëdijeje, i mëson popullit dhe rinisë që të thonë sot “Jo”-në e tyre ndaj politikës së varfërisë dhe të poshtërimit, ndaj memorandumeve anti popullore që imponojnë BE dhe qeverisë për interesat e kapitalit”, thekson partia komuniste.
“Grekët e Pavarur nderojnë përkujtimin e e “Jo”-së, luftëtarët dhe të rënët e eposit që u shkruajt në malet e Epirit të Veriut”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kësaj partie, Terens Kuik, ndërsa DIMAR nënvizon se “kremtimi i 28 Tetorit e gjen vendin në një moment të vështirë dhe shoqërinë të zhytur në papunësi dhe në recesion”.
ANA-MPA/-