Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Samaras: Nuk nevojitemi memorandum tjetër

Samaras: Nuk nevojitemi memorandum tjetër

Wednesday, 22 October 2014

Samaras: Nuk nevojitemi memorandum tjetër"Nuk nevojitemi memorandum tjetër. Jo vetëm na mjaftojnë, por Greqia do të jetë absolutisht e sigurtë në periudhën pas memorandumit ", deklaroi kryeministri Antonis Samaras, duke përshëndetur konferencën e 13-të të unionit të bizneseve turistike, SETE.

Kryeministri vazhdoi duke thënë se polarizimin nuk e dëshiron askush, por edhe qeveria nuk mund të lejojë askënd që të eliminojë gjithë sa janë arritur dhe të pengojë reformat.

Samaras nënvizoi se për dy vjet e gjysmë janë bërë shumë dhe do të bëhen akoma më shumë, mjafton që "të mos biem sërish në pasigurinë politike dhe të vazhdojmër rugën e reformave, sepse ky është interesi i vendit dhe i popullit grek".

Duke bërë një bilanc shumë të shkurtër, kryeministri theksoi se në këto dy vjet e gjysmë arritën përshtatjen më të madhe fiskale që është bërë ndonjëherë dhe paralelisht, me reforma të fuqishme u ngjitëm 111 shkallë në renditjen botërore për kompetivitetin dhe do të vazhdojmë. Arritëm sifucite primare më herët nga afati i synuar dhe vitin e ardhshëm zerojmë deficitin totalisht dhe me pagesat e borxhit. Këto i kanë dhënë vendit imazhin e kredibilitetit dhe të sigurisë. Nga kjo përpjekje rilindëse e vendit fitojnë të gjithë. Turizmi fitoi faktikisht dhe do të pasojnë sektorët e tjerë.

Samaras iu referua turizmit, duke thënë se turizmi ishte mbështetja më e madhe për Greqinë në momentet e vështira dhe mbetet lokomotiva dhe leva ristartuese e ekonomisë greke. Turizmi po thyen njerin rekord pas tjetrit, sa në pikëpamje sasiore, edhe cilësore. Turizmi do të luajë një rol katalizatori edhe për sektorët e tjerë dhe do të ofrojë punë dhe të ardhura për shtetin, mjaft të ruajmë ecurinë e qëndrueshme.

ANA-MPA