Samaras: Pozitive ecuria e ekonomisë greke
Koordinimin më të mirë të mundshëm të gjithë ministrave përkatës ka kërkuar kryeministri Antonis Samaras gjatë mbledhjes në Pallatin Maksimu në kuadër të kontakteve me trojkën në Paris, më 2 shtator, me qëllim që, siç theksoi, të kenë rezultatet më të mira të mundshme për vendin.
Samaras iu referua në ndërhyrjen e tij situatën e sotme të bondeve greke, duke dashur të theksojë ecurinë pozitive të ekonomisë greke dhe klimën që po dominon për Greqinë në tregjet ndërkombëtare.
Në mbledhje, ku merrte pjesë edhe nënkryetari i qeverisë, Evangelos Venizelos dhe ministrat që do të shkojnë në Paris, u bë evidentimi i aksioneve që janë realizuar deri më tani dhe siç u konstatua, rreth 80% e angazhimeve të ndërmarra janë përmbushur faktikisht.
ANA-MPA