Shpallja e bursave të Ministrisë së Jashtme për studime universitare ose pasuniversitare në Greqi
Ambasada e Greqisë në Tiranë njofton në lidhje me shpalljen bursave, nga Ministria e Jashtme greke, te cilat mund t’u jepen edhe qytetareve shqiptar, per studime (ne nivel universitar, pasuniversitar edhe doktorature), në Institucionet e Larta Arsimore (AEI) dhe Institucione Teknologjike Arsimore (T.E.I.) për vitin akademik 2019 -2020.
Afati i dorzimit të aplikimeve nga të interesuarit, të cilat do të dorzohen pranë Ambasadës së Greqisë në Tiranë, në Konsullatën e Pergjithsmë në Gjirokastër ose në Korcë, skadon me datën 25.7.2019.
Aplikimet nuk do të pranohen, nëse nuk do të jenë të plotësuara tërësisht ose nuk do të shoqërohen nga dokumentacioni i plotë.
Për më shumë informacion ju lutemi të hapni dosjet e mëposhtme: