Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Takim Venizelos - Bushati në Bruksel

Takim Venizelos - Bushati në Bruksel

Takim Venizelos - Bushati në Bruksel“Zgjidhja e problemit të toponimeve është dëshmi konkrete e vullnetit mes Greqisë dhe Shqipërisë për të ecur përpara”. Ka qenë ky mesazhi që kanë ndarë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Evangjelos Venizellos, gjatë takimit mes tyre në kuadër të prezencës së tyre në Ministerialin e NATO-s që zhvillohet në Bruksel.

Gjatë takimit me Ministrin Venizellos të dy palët shprehën kënaqësinë për riaktivizimin e komisioneve dypalëshe si mekanizma reale për te zgjidhur çështjet me të cilat përballen qytetarët dhe si katalizatorë të cilët i shërbejnë ndërtimit të besimit reciprok mes palëve.

Bushati dhe Venizellos vlerësuan ecurinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehën vlerësimin për gjetjen e zgjidhjes së toponimeve si një dëshmi konkrete e vullnetit për të ecur përpara dhe si një çështje me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Gjithashtu ata shprehën rëndësinë që kanë trajtimi i të gjitha çështjeve në kuadër të realiteteve të reja në përputhje me frymën e fqinjësisë së mirë dhe përkatësisë evropiane të të dy vendeve njëherësh anëtare të NATO-s.

Perditesuar per here te fundit Friday, 30 January 2015