Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Tsipras: Do të zbatojmë gjithë angazhimet tona elektorale

Tsipras: Do të zbatojmë gjithë angazhimet tona elektorale

Tsipras: Do të zbatojmë gjithë angazhimet tona elektorale“Kemi një plan realist, kemi një strategji negociouese dhe më kryesorja, nuk kemi asnjë angazhim tjetër përveç se t’i shërbejmë interesit kombëtar, deklaroi kryeministri Aleksis Tsipras, nga tribuna e parlamentit gjatë leximit të programit të qeverisë.

Kryeministri vuri në dukje se vendim i parevokueshëm i qeverisë është që të respektojë dhe të zbatojë në tërësi angazhimet elektorale. “Ky angazhim”, tha Tsipras, “është aksi i panegociueshëm i politikës tonë. Është çështje nderi, kredibiliteti dhe respekti të demokracisë”, theksoi.

Duke shtjelluar akset e politikës që do të zbatojë qeveria e tij, Tsipras tha:

“Rifitimi i sovranitetit popullor të vendit, rehabilitimi i rolit të barabartë brenda kuadrit institucional të BE, përballimi i krizës humanitare, rivendosja e dinjitetit të popullit, drejtësia sociale dhe rilindja kulturore e Greqisë, janë objektivat bazë të qeverisë së shpëtimit social që krijuam menjëherë pas zgjedhjeve”, theksoi kryeministri.

Tsipras paralajmëroi për përballimin e krizës humanitare që shkaktuan memorandumet masa të menjëhershme, zbatimi i të cilave do të fillojë të mërkurën paradite, siç tha shprehimisht.

Kryeministri dërgoi një mesazh ndaj partnerëve, duke theksuar se qeveria e tij do të respektojë konventat europiane, por jo shtrëngesën dhe shtoi se disponon një plan konkret, me propozime realiste që do të shpien vendin drejt rimëkëmbjes.

“Nuk kemi për qëllim që të kërcënojmë asnjë ekuilibër në Europë. Respektojmë paktin e stabilitetit, por jo shtrëngesën. Konventat europiane nuk përmbajnë shtrëngesa dhe memorandume. Qeveria nuk ka të drejtën që të kërkojë zgjatjen e memorandumit dhe shtesën e shtrëngesës. Nuk ka të drejtën që të kërkojë zgjatjen e një programi shtrëngese që u refuzua nga populli grek”, nënvizoi.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu edhe krijimin e një komisioni hetimor, me qëlllim që – siç tha -, të shqyrtohet se si arriti vendi deri këtu. Tsipras shpalli se vendosjen e limitit të tëa rdhurave të patatueshme në 12.000 euro, heqjen e taksës ENFIA brenda 2015-s dhe zëvendësimin e saj me taksën mbi pasurinë e madhe të patundshme.

Diskutimi mbi programin e qeverisë do të vazhdojë të hënën nga ora 11,-00 paradite, me pozicionimet e ministrave, përfaqësuesve parlamentare dhe deputetëve, ndërsa nuk përjashtohet të marrin fjalën edhe disa prej krerëve të partive politike. Seanca e diskutimeve do të mbyllet të martën në mesnatë, dhe do të pasojë votimi i hapur nominativ për votëbesimin e qeverisë Tsipras.

ANA-MPA

Perditesuar per here te fundit Monday, 09 February 2015