Tsipras: Konstruktiv takimi me Matteo Renzin
Nevojën e ripërcaktimit të principeve bazë në Europë, që janë solidariteti, drejtësia sociale dhe bashkëpunimi, nënvizoi Aleksis Tsipras, pas takimit që kishte në Romë me homologun e vet italian, Matteo Renzi. Tsipras tha se i përket të njëjtit brez me Matteo Renzin që u gjet në qendër të kritikave dhe vuajti shumë. Duke përfaqësuar këtë brez, kemi obligimin të punojmë për të, me qëllim që të ketë sërish shpresë. Këto janë vlerat e përbashkëta që na bashkojnë, të punojmë së bashku për ndryshimin e nevojshëm në Europë, aty ku dominojnë politikat që përçanë Europën. Tani erdhi koha të japim shpresë. Sa na përket neve, konsiderojmë të mirëqenë të kemi kohë për të përgatitur projektin tonë, që do të përfshijë reforma të nevojshme radikale, do të thoja, pasi vitet e fundit, me evazionin fiskal të të pasurve, vuajti klasa e mesme dhe është angazhim i yni që gjithë këto të ndryshojnë. Jemi angazhuar sa para popullit, aq edhe para partnerëve tanë europianë, që të mos krijojmë deficite të reja, por ekuilibër në buxhet. Gjithashtu e cilësoi shumë konstruktiv takimin që pati me kryeministrin italian.
Suksesi i Tsipras është një sukses drejt shpresës, në kundërshtim me mesazhin e frikës, deklaroi nga ana e vet kryeministri italian Matteo Renzi. Kryeministri italian theksoi se është e rëndësishme për Greqinë që të ketë një lidhje të fuqishme me institucionet. Ai tha se duhet të flasim për zhvillimin dhe jo për shtrëngesën; e cilësoi të vështirë këtë betej, mirëpo tha se e kemi filluar këtë betejë dhe faktikisht kemi parë rezultatet e para. Njerëzit kërkojnë nga Europa të vështrojë drejt zhvillimit, tha kryeministri italian që i cilësoi Greqinë dhe Italinë superfuqi kulturore, ndërsa shprehu kënaqësinë për takimin që kishte me homologun e tij grek.
ANA-MPA