Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Tsipras në Berlin: Të gjejmë konsensus dhe zgjidhje

Tsipras në Berlin: Të gjejmë konsensus dhe zgjidhje

Tsipras në Berlin: Të gjejmë konsensus dhe zgjidhjeKonstatimi i kuadrit politik, me qëllim që të gjendet një gjuhë e përbashkët për përballimin e problemeve, ishte në qendër të takimit të delegacioneve të Gjermanisë dhe të Greqisë, nën drejtimin e Angela Merkel dhe të Aleksis Tsipras, sipas deklaratave të kryeministrit grek.

Sa në fjalën e tij, aq edhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zoti Tsipras theksoi se nuk erdhi në Berlin që të kërkojë ndihmë ekonomike, por që të diskutojë mënyra bashkëpunimi në nivel dyplaëshe dhe europian, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme që të dy palët të kuptojnë njera-tjetrën, të sheshohen mosmarrëveshjet dhe të gjenden konsensuse dhe zgjidhje. Është më mirë të flasim me njeri-tjetrin, se sa për njeri-tjetrin, tha Tsipras.

Kryeministri përsëriti qëndrimet e qeverisë e programi që po zbatohet në Greqi ka dështuar, se gjatë pesë viteve të zbatimit të këtij programi u arrit një përshtatje fiskale pa precedent, por kishte pasoja në ekonomi, pasoja kolosale shoqërore, papunësi dhe rritje të borxhit, por edhe zgjerim të pabarazive shoqërore.

Çështja e dytë që nënvizoi Tsipras ishte se është gabim të thuhet se për të gjitha e kanë fajin të huajt dhe jo vetë grekët. Kryeministri vuri në dukje se përtej shkaqeve globale të krizës ekzistojnë shkaqe serioze të brendshme që shkaktuan krizën dhe të cilat nuk janë trajtuar ende, si korrupsioni, evazioni fiskal, etj.

Në këtë sens, tha Tsipras, konkluzioni është se në këto momente çështja nuk është të rrëzojmë gjithë elementët pozitivë që ekzistojnë, por të ndryshojmë magmën e politikës, të përballojmë patologjitë dhe promovojmë reforma për drejtësinë tatimore, korrupsionin dhe evazionin fiskal.

Kryeministri shënoi se qeveria mundet të finalizojë përshtatjen e ekonomisë, por edhe të zgjerojë drejtësinë shoqërore për t’u kapërcyer kriza.

Perditesuar per here te fundit Tuesday, 24 March 2015