Tsipras: Populli dha një mandat të pastër
Populli dha një mandat të pastër, deklaroi kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras, në fjalimin e parë pas zgjedhjeve, duke theksuar se verdikti i popullit anulon sot memorandumet e shtrëngesës dhe të katastrofës, si dhe e bën trojkën që t’i përkasë të kaluarës, në kuadrin tonë të përbashkët europian.
Në të njëjtën kohë, Tsipras garantoi se qeveria e re greke do të jetë e gatshme të negociojë, për herë të parë, një zgjidhje të drejtë, reciproke dhe jetësuese për të dalë Greqia nga rrethi vicioz i detyrimeve. Në këtë diskutim, shtoi Tsipras, Greqia do të shkojë me propozime e veta të argumentuara, me planin e vet kombëtar të reformave dhe me planin e saj 4 vjeçar të politikës fiskale.
Sipas zotit Tsipras, prioriteti i qeverisë së re do të jetë përballimi i plagëve të mëdha të krizës, rehabilitimi i sovranitetit, dhënia e drejtësisë, përlasje me regjimin e korrupsionit dhe promovimi i reformave në shtet dhe në sektorin publik.
ANA-MPA