Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Venizelos për statusin e Shqipërisë: Mesazh miqësie e bashkëpunimi

Venizelos për statusin e Shqipërisë: Mesazh miqësie e bashkëpunimi

Thursday, 26 June 2014

Venizelos për statusin e Shqipërisë: Mesazh miqësie e bashkëpunimiKëshilli i çështjeve të përgjithshme të BE, i fundit nën presidencën greke, që u zhvillua në Luksemburg dhe u kryesua nga ministri i jashtëm Evangelos Venizelos, ka vendosur t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Në deklarata për gazetarët, Venizelos  nënvizoi se ky vendim është shumë i rëndësishëm, pasi stabilizon Ballkanin Perëndimor, ndërsa promovon marrëdhëniet Greqi-Shqipëri.

E gjithë deklarata e nënkryetarit të qeverisë greke dhe ministër i jashtëm, Venizelos:

“Sot Këshilli vendosi t’i japë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse stabilizon Ballkanin perëndimor, promovon marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, e cila e ka kuptuar se sa i madh ka qenë kontributi i presidencës greke. I dërgojmë një mesazh miqësie, bashkëpunimi, Shqipërisë, qeverisë shqiptare, sistemit politik shqiptar. Jemi të sigurt se miqtë tanë shqiptarë e kuptojnë se ekziston një kuadër referimi, institucional dhe politik. Ky kuadër janë kriteret e Kopenhagës, respektimi i vlerave europiane, i të drejtës ndërkombëtare përfshi të drejtën e detit, respekti i parimeve të fqinjësisë së mirë. Ky është mesazhi i përbashkët i 28 vendeve anëtare të BE dhe i Komisionit Europian. Besoj se dhënia e statusit do të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë me qëllim që në një moment, sa më shpejt që të jetë e mundur, të fillojnë edhe negociatat për anëtarësim”, ka përfunduar Venizelos deklaratën e tij.

ANA-MPA/-