Monday, 23 December 2024
greek albanian
Fillimi arrow Lajme arrow Lajme më shqip arrow Venizelos prezanton politikën dhe vizionin e Greqisë për klimën

Venizelos prezanton politikën dhe vizionin e Greqisë për klimën

Wednesday, 24 September 2014

Venizelos prezanton politikën dhe vizionin e Greqisë për klimën“Moment historik në rrugën për arritjen e një konvente ambicioze dhe angazhuese për klimën”, e cilësoi nënkryetari i qeverisë greke dhe ministër i jashtëm Evangelos Venizelos, samitin për ndryshimin klimatik që organizoi sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon, në selinë e Kombeve të Bashkuara. Gjatë fjalimit të tij nga tribuna e asamblesë së përgjithshme, Venizelos nënvizoi nevojën imediate për aksion kolektiv në të gjitha nivelet, me qëllim që të përballohet sfida e ndryshimit klimatik, një sfidë që “asnjë vend, pavarësisht madhësisë, nuk mund ta përballojë e vetme”, siç theksoi shprehimisht.

Posaçërisht, sa u përket objektivave të Greqisë për ndryshimin klimatik, Venizelos iu referua adoptimit të politikave energjitike që forcojnë zhvillimin dhe njëkohësisht përballojnë fenomenin e ndryshimit klimatik, duke ulur në të njëjtën kohë, koston e lartë të energjisë. Në këtë kuadër, Venizelos theksoi se gjatë gjashtëmujorit të parë të 2014-s që Greqia kishte presidencën e BE, e përqëndroi kujdesin në përdorimin me eficencë të energjisë, si dhe nl zhvillimin e mëtejshëm të burimeve të rinovueshme të energjisë. Gjithashtu iu referua kapaciteteve të mëdha të ishujve grekë për prodhimin e energjisë diellore dhe eolike, duke kontribuar kështu në objektivat e BE, sa i përket burimeve të rinovueshme të energjisë.

ANA-MPA