1st TIRANA GAS PIPELINES SAFETY WORKSHOP
U realizua, me sukses të veçantë, pjesa e parë e një serie aktivitetesh me temë "Siguria", organizuar nga Zyra e Çështjeve Ekonomike dhe Tregtare e Ambasadës Greke në Tiranë, me patronazhin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe bashkëpunimin e kompanisë greke të menaxhimit të riskut dhe ofrimit të konsulencës, Management Force Group (MFG), e cila operon në Shqipëri.
Workshopi i parë në Tiranë me titull "Siguria: Zgjedhje apo domosdoshmëri? Qasje teknike, ekonomike dhe kulturore", u fokusua në sigurinë e gazsjellësve, si gjatë periudhës së ndërtimit, ashtu edhe gjatë fazës së funskionimit të tyre. Tema e workshopit, në kuadrin e fillimit të ndërtimit të Gazësjellësit Trans Adriatik - TAP, i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani në Europë dhe që do të kalojë përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, kishte jehonë të veçantë tek biznesi dhe komuniteti i këtushëm shkencor. Numri i pjesëmarrësve ishte rreth 100, ndër të cilët ishin përfaqësues nga 52 institucione, organizata, institute dhe kompani të sektorit të energjisë, ndërtimit, projektimit dhe sigurisë, si edhe drejtues të administratës publike shqiptare dhe asaj greke, akademikë, specialistë, përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe të medias.
Punimet e workshopit u hapën nga ambasadori i Greqisë z. L. Rokanas ndjekur nga Zëvendës Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Ilir Bejtja, znj.Majlinda Mishaxhiu, Drejtoreshë e Sigurisë dhe Shëndetit në kompaninë TAP AG në Shqipëri, si edhe nga përfaqësues të lartë të Ministrive dhe institucioneve përgjegjëse në Shqipëri. Për qasjen gjithëpërfshirëse për sigurinë, për sfidën e gazifikimit të Shqipërisë dhe për përvojën e gjatë greke raportuan Dr. George Manos, President dhe CEO i MFG, dhe z. Savvas Peltekis, CEO i TUV HELLAS (TUV NORD).
Workshopi përfundoi me realizimin tryezës së rrumbullakët, e cila u përqëndrua në përcaktimin e prioriteteve dhe në pregatitjen e një plan veprimi me qëllim avancimin e kësaj iniciative, si një mjet dhe vegël e dialogut ndërmjet bizneseve, Administratës Publike, Pushtetit Vendor dhe Shoqërisë Civile në sektorin e sigurisë, i cili do të zhvillohet në intervale të rregullta kohore. Një grup pune, do të përpunojë hapat e ardhshëm, si edhe temat, të cilat mund të përfshihen në seminaret që do të pasojnë, të tilla si kodifikim i legjislacionit dhe përshtatje e tij me standardet evropiane, vetëdijësim i shoqërisë civile, kultivim i mentalitetit në lidhje me çështjen e Sigurisë përmes programeve të veçanta edukative dhe trajnim të trajnerëve, me qëllim që autoritetet kompetente në Shqipëri të përfitojnë ekspertizën dhe përvojën e nevojshme.
Workshopi i ardhshëm është planifikuar të realizohet në Shkurt 2016.
Fjalimet dhe prezantimet e folësve, si edhe informacion i detajuar mbi rezultatet e workshopit janë të disponueshme në gjuhën angleze në faqen e internetit të Zyrës për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, në dosjet bashkangjitur, që gjendet në linkun e mëposhtëm:

http://www.agora.mfa.gr/frontoffice/portal.asp?cpage=NODE&cnode=57&fid=45723#