Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Ambasador Rokanas: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, është lajm i mirë për rajonin

Ambasador Rokanas: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, është lajm i mirë për rajonin

Tuesday, 01 July 2014

Ambasador Rokanas: Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, është lajm i mirë për rajoninPresidenti i Republikës Bujar Nishani, ka organizuar një pritje në Pallatin e Brigadave, ku krahas diplomatëve të akredituar në Tiranë, ishte prezent edhe Kryeministri z. Edi Rama, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta, Drejtori i Zgjerimit në KE, drejtues të institucioneve etj.

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, z. Leonidas Rokanas, në fjalën e tij të rastit u shpreh: "Dua të vë në dukje përpjekjet e Shqiptarëve në rrugën e integrimit europian dhe për të ardhmen e vendit. Komplimentoj të gjitha forcat politike për angazhimin dhe qëllimeve të qarta që kanë treguar në interes të integrimit europian. Shqipëri europian i shqiptareve është i rëndësishëm për ecjen përpara të vendit në rrugën drejt BE. Shqiptarët i përkasin BE, dhe të gjithë kanë konkluduar forcat në këtë drejtim. Vlerësoj të gjithë që kanë punuar për të bërë hapa konkretë e domethënës në këtë drejtim. Gjithçka tani është një çështje kohe, dhe vendi duhet të vazhdojë të ecë përpara. Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë, është lajm i mirë për rajonin”.