Ambasadori grek z. Leonidas Rokanas takohet me Kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri z. Leonidas C. Rokanas. Ambasadori Rokanas i përcolli z. Meta urimet më të ngrohta në emër të Presidentit të Parlamentit Helenik z. Evangelos Meimarakis me rastin e zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të Kuvendit.
Ambasadori Rokanas e siguroi z. Meta për mbështetjen e plotë të Greqisë si vend fqinj në procesin e integrimit evropian dhe vlerësoi njëkohësisht rolin e tij në mbarëvajtjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit z. Meta e falenderoi Ambasadorin Rokanas për urimet dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë dhe theksoi se Kuvendi do të punojë për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht ato parlamentare.
Në përfundim, z. Meta nënvizoi rëndësinë e rolit të Greqisë në drejtim të procesit të integrimit evropian dhe ndau bindjen se intensifikimi i shkëmbimeve ekonomike e tregtare mes dy vendeve duhet të jetë në fokus të marrëdhënieve dypalëshe.