Ambasadori grek z. Leonidas Rokanas takohet me kryetarin e Partisë Demokratike Luzlim Basha
Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim Basha priti sot në një takim, ambasadorin e Greqisë, Z. Leonidas Rokanas. Në takimin e mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, u shkëmbyen pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe, rajonin dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Ambasadori i Greqisë, Rokanas, vlerësoi dhe falenderoi Partinë Demokratike për rolin që qeveria e saj luajti në suksesin e projektit më të rëndësishëm ekonomik të rajonit, atë të Gazsjellësit Trans-Adriatik, TAP. Ai vlerësoi në veçanti punën dhe lobimin e Kryeministrit Berisha për suksesin e këtij projekti, që do të shndërrojë në mënyrë rrënjësore ekonomitë e vendeve tona.
Në takim u diskutua gjithashtu mbi rolin e Partisë Demokratike gjatë qeverisjes së saj në konsolidimin dhe avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin edhe në të ardhmen në kuadër të forcimit të mëtejshmë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.