Ambasadori grek L. Rokanas takohët me Ministrin e Jashtëm E. Panariti
Ministri i Jashtëm Edmond Panariti priti ditën e sotme në një takim kortezie ambasadorin grek Leonidas C. Rokanas. Në takim u theksua domosdoshmëria për të avancuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u ra dakord për të zgjidhur çështjet konkrete, në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Sipas njoftimit zyrtar të MPJ-së, Panariti dhe Rokanas ranë dakord që çështja e delimitimit detar të zgjidhet sipas legjislacionin ndërkombëtar dhe të drejtën e brendshme të të dy vendeve.
Nga ana e tij ambasadori grek Rokanas siguroi se Greqia mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë greke për të asistuar në terma konkretë Shqipërinë drejt rrugës së saj në BE.
Në takim gjithashtu u ra dakord për të zhvilluar takim në formatin ndërministror.