Ambasadori grek z. Rokanas takim me Gjoshën: Nxitje e iniciativave Adriatiko-Jonian gjatë presidencës greke në BE
Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti mëngjesin e së mërkurës në një takim ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Z. Leonidas C. Rokans. Sipas njoftimit të shpërndarë nga kabineti i Gjoshës, mësohet se ambasadori grek ka theksuar gjatë bisedës angazhimin e vendit të tij për të përkrahur dhe nxitur zgjerimin e Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria. “Ai theksoi rëndësinë e projektit TAP si një aspekt të rëndësishme të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e energjetikës. Ambasadori grek premtoi gjithashtu nxitjen e iniciativave Adriatiko-Jonian gjatë presidencës greke në BE vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Ministria Gjosha ka falënderuar diplomatin grek për përkrahjen dhe mbështetjen e shtetin helen në proceset e integrimit evropian. “Është shumë mirë kur mëson se Shqipëria ka miq, fqinjë dhe vende dashamirëse që na kanë ndihmuar dhe do vijojnë të na ndihmojnë në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”,- mësohet të ketë thënë gjatë takimit ministrja e Integrimit europian.