Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Ambasadori i Greqisë në Tiranë në një vizitë pune në Shkodër

Ambasadori i Greqisë në Tiranë në një vizitë pune në Shkodër

Monday, 16 May 2016

Ambasadori i Greqisë në Tiranë, z. L. Rokanas, zhvilloi një vizitë pune me datat 9-10/05/2016 në Shkodër, ku informoi perfaqesuesit e pushtetit vendor ne lidhje me potencialin e zhvillimit të marrdhënjeve bilaterale ekonomike, Shqipëri-Greqi dhe per zhvillimet e fundtit në lidhje me krizën e refugjatëve/emigrantëve.

Në vijim të tureve të Ambasadorit të Greqisë në Tirane, z. Rokanas në Bashkitë e Jugut te Shqiperise, z. Ambasador, i shoqeruar nga Sekretari i dytë i Ambasadës, z. A. Katsarea dhe Keshilltaren e Shtypit, znj. M. Servitzoglou zhvilloi nje vizitë pune në Shkodër, me datën 10 Maj 2016, gjatë së cilës u takua me krytaren e Bashkisë së Shkodrës, znj. Voltana Ademi, Prefektin, z. Paulin Radovani, Kryetaren e Këshillit të Qarkut, profesoreshën znj. Greta Bardeli dhe me Drejtorin e Muzeut Kombetar “Marubi”, z. Lucian Bedeni.

Një ditë më përpara, me datën 09/05/2016, z. Ambasadori qe i pranishëm në ceremonin e inagurimit te Muzeut Kombetar “Marubi”, si dhe në aktivitetin kulturor, i cili organizohej nga delegacioni i BE-së në Shqipëri jashtë bashkisë së Shkodrës me rastin e Ditës së Europës. Bëhet fjalë për aktivitetin e dytë vjetor radhazi për Ditën e Europës (pas aktivitetit të ngjashëm vitin e kaluar në Butrint), i cili organizohet jashtë kryeqytetit shqiptar, në kuadër të përpjekjeve të delegacionit të Be-së në vend, për të fuqizuar prezencën e saj dhe të promovojë veprimtarin e BE-së, jo vetem ne nivel qendror, por edhe ne atë lokal.

Gjatë kontakteve të Ambasadorit të Greqisë në Tiranë me perfaqësues të pushtetit lokal të Shkodrës dhe Drejtorin e Muzeut “Marubi” u zhvilluan bisedime produktive në një klime vecanërisht të përzemërt dhe miqësore. I gjalle ishte interesi i bashkëdiseduesve (a) për fuqizim të bashkëpunimit me Bashki dhe Qarqe të vendit tone (Greqisë), (b) për tërheqjen e mëtejshme të investimeve greke, duke pasur parasysh se tashmë operojnë me sukses biznese greke në Shkodër, kryesisht në sektorin bankar dhe (c) për përforcimin e bashkëpunimit dhe kordinimit me vendin tonë, me qëllim shfrytezimin e programeve europiane, kryesisht në kuader të strategjisë EUSAIR.

Z. Ambasador gjatë kontakteve me përfaqësues të pushtetit vendor të Shkodrës fillimisht konfirmoi lidhjet e forta miqesore midis dy popujve, duke theksuar faktin e bashkëjetesës shqkullore te grekve dhe shqiptarve. Në këtë kuadër përmendi Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri dhe emigrantet shqiptar ne Greqi, midis të cilve edhe disa nga Shkodra, si një urë miqësie midis dy popujve. Gjithashtu, garantoi qëllimin e pales greke për përforcim të metejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe të miqesisë greko-shqiptare në frymë sinqeriteti dhe mirëkuptimi. Vëmendje të vecantë i kushtoi marrdhënjeve dypalëshe ekonomike, të cilat zhvillohen fuqishëm, vecanërisht në sektorin e investimeve, ku Greqia vijon të ketë një pozicion dominues, si investitori i parë ndër vite (duke zotëruar 26% të tregut të brendshëm) dhe me rritje të vlerave të investimit, pavarësisht krizës së tmerrshme në Greqi. Ai shtoi se Greqia është partneri i dytë tregtar për Shqipërin, e renditur pas Italisë.

Për shkak të interesit të bashkëbiseduesve, z. Ambasador informoi ne lidhje me zhvillimet më të fundit dhe qëndrimet e Greqisë në lidhje me krizën e refugjatëve/emigrantëve, duke theksuar se hyrja e tyre ne Greqi është reduktuar, pas marrveshjes së BE-së me Turqinë. Nje theks te vecant i kushtoi iniciatives se bashkëpunimit rajonal përsa i perket krizës së refugjatëve/emigrantëve, duke informuar për rezultatet e konsultimeve trepalëshe të takimit në nivel zyrtar midis Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë (Athinë , 14.14.16) dhe takimit katerpalesh të Ministrave te Jashtem dhe te Brendshëm të Greqisë, Shqipërisë, Bulgarisë dhe Maqedonisë (Thessaloniki, 24.04.16). Në perfundim theksoi se deri më tani, pavarësisht alarmeve të Shtypit dhe Media-ve, nuk ka asnjë informacion në lidhje me rymen e daljeve te tyre nga Greqia drejt Shqipërisë.