Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Ambasadori Rokanas: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

Ambasadori Rokanas: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat

Monday, 17 March 2014

Ambasadori Rokanas: Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidatAmbasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas, vendi i të cilit kryeson presidencën e Bashkimit Europian, deklaroi të hënën se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. Gjatë punimeve të tryezës me temë “Perspektiva Europiane e Shqipërisë”, e organizuar në mjediset e shkollës së Administratës Publike, ambasadori grek vlerësoi hapat e bërë nga vendi ynë në procesin integrues.

“Greqia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. BE është e përkushtuar për integrimin e Shqipërisë dhe iu ka lënë detyrat e shtëpisë për t’iu ndihmuar të ecni përpara. Kushtet e vendosura Shqipërisë nuk janë kushte të mirëfillta, por janë detyra të vendosura nga BE. Në këndvështrimin tonë, Shqipëria po i bën detyrat dhe Greqia që vitin e kaluar deklaroi se vendit duhet t’i jepej statusi. Por, janë dhe vendet e tjera ato që vendosin. Ju e meritoni statusin e kandidatit. Shpresojmë që në qershor Shqipërisë t’i jepet ky status dhe të vijojë më tej me hapjen e negociatave me BE-në”, deklaroi Rokanas. “Administrata, shtoi ai, duhet të jetë e përgatitur për procesin e hapjes së negociatave me BE-në”.