"Βesimi ndaj greqisë u vulos nga gjyqtari më objektiv: nga tregjet”
“Besimi ndaj atdheut tonë u vulos nga gjyqtari më objektiv: nga tregjet”, theksoi kryeministri grek, Antonis Samaras në një mesazh televiziv, pas daljes së suksesshme të Greqisë në tregjet ndërkombëtare financiare, duke shtuar se “herës tjetër vendi do të mund të marrë hua më të mëdha, me interesa më të ulëta”.
“Ia arritëm, siç do t’ia arrijmë edhe në vazhdim, duke lënë mbrapa disa në mjerim e në mizerje. Me testin e daljes në tregjet financiare sot, hapëm rrugën e dhe me rivendosjen e besimit do të ulet kostoja e përgjithshme e kreditimit të vendit”, vuri në dukje kryeministri, duke falënderuar sa popullin grek, aq edhe deputetët që mbështetën alternativat e qeverisë.
Samaras vuri në dukje se suksesi i kreditimit shënon “besimin e tregjeve në të ardhmen e Greqisë, pasi në atë të ardhme investojnë, besimin e tyre në kapacitetet e vendit për të dalë nga kriza dhe madje më herët nga sa besohej deri pak më parë”.
Kryeministri tha se kishte paraprirë ulja e kostos së kreditimit, dhe prej disa muajsh edhe dalja e bankave greke në tregjet financiare ndërkombëtare, ku arritën të gjenin vetë kapitale, duke arritur kthimin e likuiditeteve në ekonominë greke.
Por kishin paraprirë edhe shkrimet pozitive të medias ndërkombëtare për rikthimin “spektakolar”, siç thonë, të Greqisë në normalitet.
Samaras theksoi se suksesi i sotëm përbën një tjetër hap të vendosur për daljen nga kriza dhe shtoi: “Pas suficitit primar që askush nuk e priste se do të arrinim sivjet, pas shpërndarjes së suficitit që do të jepet pas një muaji dhe do të ofrojë lehtësim për një milion bashkëqytetarët tanë, sot dolëm në tregjet ndërkombëtare”.
Kryeministri iu referua edhe detajeve teknike të kreditimit, duke vënë në dukje: “Mirëpritja e bondit 5 vjeçar grek tejkaloi çso parashikim. Kërkuam 2,5 miliardë, na ofruan mbi 20 miliardë me interes nën 5%: 4,75%. Ndërsa gjithë interesat e kreditimit grek, afatshkurtër dhe afatgjatë po bien vazhdimisht që prej disa ditësh. Dhe tani po ulen akoma më shumë. Dhe me pjesëmarrjen e disa qindra investitorëve – të mëdheej e të vegjël-, nga e gjithë bota në kërkesën për bondin e ri grek”.
ANA-MPA