Deklarate e Ministrit te Jashtem z Nikos Kotzias per gjendjen e re qe krijohet pas referendumit britanik.
" Pas rezultatit te referendumit britanik u vertetua kembengulja jone per nevojen e realizimit te nje diskutimi demokratik obligues per te ardhmen e Bashkimit Europian, per forcimin e funksionit te tij social dhe per demokratizimin e strukturave te tij, ne menyre qe ai te funksionoje duke u sherbyer popujve te Europes dhe te jete terheqes per shoqetite e vendeve anetare.
Ne vija me te pergjithshme, ne baze te zhvillimeve te viteve te fundit dhe ne vecanti persa i perket ceshtjes se refugjateve, shprehim shqetesimin tone per tendencat ne rritje te fragmentarizimit te Bashkimit Europian dhe theksojme nevojen e luftes kunder nacionalizmit dhe sjelljeve ekstremiste. Perparesi e lidershipit te vendeve europiane duhet te jete braktisja e praktikave penalizuese dhe politikave te llogoreve dhe kultivimi i nje kulture te dialogut demokratik dhe te konsensusit "