Dhënja e bursave të Ministrisë së Kulturës dhe Soprteve për pjesmarrjen në punimet e Programit të 46-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Historisë dhe Kultures Greke (në Thessaloniki, më 29 Korrik – 26 Gusht 2018)
Ministria e Kulturës dhe e Sporteve për vitin 2018 ofron në total 40 bursa për student dhe studente, kandidat doktorature dhe shkencëtar Universitetesh jashtë Greqisë, me qëllim që të marrin pjesë në punimet e Programit të 46-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Historisë dhe Kultures Greke.
Afati për dorzimin a) e kërkesave dhe b) e fletë referencave përfundon ditën premte më 18 maj 2018.
Punimet e Programit të 46-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Historisë dhe Kultures Greke do te zgjasin kater (4) javë: Prej të dielës më 29 Korrik 2018 (mbëritja e kandidateve) deri të dielën 26 gusht 2018 (largimi).
Institucioni Organizues i Programit Nderkombëtar është Fondacioni i Studimeve të Gadishullit të Ballkanit (ΙΜΧΑ) në Thessaloniki.
Bursa mbulon shpënzimet e qëndrimit në dhomë dyshe në Grand Hotel Palace (Thessaloniki, Monastiriou 305-307), shpenzimet e ushqimit, e mësimit dhe të pjesëmarrjes në eksursione dhe vizita me interes kulturor.
Bursa nuk mbulon sigurim mjeksor, shpenzimet e transportit ose shpenzime të tjera.
A. Parakushtet:
a) Kandidatët/ kandidatet për bursa duhet të jenë student të regjistruar jashte Greqisë, kryesisht në Dege programe studimi universitare dhe pasuniveristare, të cilat përfshinë mesimdhënjen e gjuhës Greke, histories greke dhe në përgjithësi të qytetërimit grek (pa u përjashtuar kandidatët/ kandidatet për bursë nga degë studimi qe kanë lidhje me to)
b) Kandidatët/ kandidatet për bursa nuk duhet të tejkalojnë moshën 45 vjeç
c) Duhet të kenë të pakten nivelin europian A2 të gjuhës Greke (fillestarët nuk pranohen)
d) Profesorët dhe profesoreshat përkatëse duhet të justifikojnë plotësisht propozimin e tyre për dhënjen e nje (1) burse për studentet/ studentet e degës së studimeve që përfaqësojnë.
Prpozimi i tyre do te dorezohet në Drejtorine e Marrdhënjeve Ndërkombëtar dhe Bashimit Europian (shih me poshtë B1) me formën e fletë references elektronike për llogari të studentit dhe studentes që do të propozonin.
e) Përkatësisht, kandidatet për bursë duhet te justifikojne kërkesën e tyre për marrjen e burses nga ana e Ministrise se Kulturës dhe Sporteve, me qëllim të marrin pjesë në Programin e 46-të Ndërkombëtar të Gjuhës, Historisë dhe Kulturës Greke. Kërkesa e tyre mund të shoqërohet nga çdo dokumentacion, që do të përforcojë kandidaturen e tyre për marrjen e burses.
f) Profesorët kopetentë duhet të informojmë në menyrë të detajuar studenten ose studentin që do të propozojnë për përmbajtjen e këtij buletini bursash dhe për detajet teknike në lidhje me dorëzimi e kërkeses të studentit/ studentes.
B. Depozitimi i kërkesës dhe i dokumentacioneve nga ana e kanditatëve për bursa. Dorëzimi i flete-referencës nga profesori ose profesoreshës kompetente së Departamentit Universitar:
1. Dorëzimi i a) kërkeses dhe dokumentacionit, dhe b) i fletë references do të bëhet në adresën e mëposhtme elektronike të Drejtorisë së Marrëdhënjeve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian të Ministrisë së Kultures & Sporteve:
(me subject: «Bursa ΥΠΠΟΑ 2018»).
2. Cdo kandidat/ kandidate për burse duhet të plotësojë në adresën e mesipërme elektronike këkesën e plotësuar ne forme elektronike (jo të shkruar ) të Programit të 46-të Ndërkombëtar, të cilën mund ta gjejë në faqen e internetit të Programit të 46-të Ndërkombëtar: ( www.imxa.gr).
Në faqen e internetit ( www.imxa.gr) është afishuar, gjihtashtu, programi ditor analitik i mësimeve gjuhësore, i mësimemeve të histories dhe të kulturës dhe i aktiviteteve paralele të Programit të 46-të Ndërkombëtar i Gjuhes, Historise dhe Kultures Greke.
Në të njëjten faqe interneti ofrohen informacionet që kanë lidhje me mbëritjen e përfituesve të bursave në Thessaloniki dhe regjistrimin e tyre në Programin Ndërkombëtar të dielën më 29 korrik 2018, si dhe informacionet në lidhje me testimin kualifikues që do të kryhet ditën e hënë në mengjes, 30 korrik 2018, me qëllim vleresimin e bursantëve të përzgjedhur dhe renditjen e tyre në shtate nivelet gjuhësore të Programit të 46-të Ndërkombëtar.
3. Janë të lutur kandidatët/kandidatet për burse të plotësojnë në kërkesën e tyre në word ose në Pdf fillimisht mbiemrin e tyre dhe në vijim emrin. Të dhënat e kërkeses duhet të përputhen me ato të pasaportës (ose të kartës së identitetit për ata që janë banore te Bashkimit Europian).
Kërkesa është e domosdoshme të shoqërohet nga një fodografi digitale e Kndidatit/ kandidates për bursë.
4. Sipas paragrafit të përmendur më siper A.d te Parakushtet profesori kompetent i Departamentit Universitar do të dorëzojë flete reference për studentin dhe studenten që propozon si bursant të Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve për vitin 2018 (shih B1).
5. Si rrjedhojë, personat kompetente në departamente Universitare janë të lutur të propozojnë me flete referencën e tyre në Drejtorinë e Marrëdhënjeve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian, emrin e studentit kandidatit për bursë nga departamenti i tij deri ditën e premte 18 Maj 2018 në adresën e lektronike:
(me subject: «Bursa ΥΠΠΟΑ 2018»).
6. Ditën e mërkurë 22 maj 2018, Drejtoria e Marrdhënjeve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Europian do të shpall me shkrim rezultatet e përzgjedhjes së bursantëve si në adresën elektronike të studentëve kandidat si dhe të pergjegjësit të departamentit Universitar.
7. Duke patur parasysh se bëhet fjalë për një program të përditshëm intensive (përfshire dhe ditën e shtunë), duhet marrë seriozisht parasysh, si nga ana e kandidateve për bursë si dhe nga ana e kompetentëve të Departamenteve, ambjentimi dhe mirëkuptimi i kandidateve.