Sunday, 22 December 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow FTESË / SHPREHJE INTERESI PËR FURNIZIMIN ME GJENERATORË

FTESË / SHPREHJE INTERESI PËR FURNIZIMIN ME GJENERATORË

Wednesday, 13 April 2022

Ambasada e Greqisë në Tiranë fton shoqëritë AON dhe ABIESSE të Shqipërisë, të cilat ushtrojnë aktivitet në objektin e kësaj shkrese dhe dëshirojnë të paraqesin ofertat e tyre për shitje të një gjeneratori të fuqisë PRP nga 50 deri në 60 kVA/Fuqi ESP nga 55 deri në 66 kVA për nevojat e Zyrave të Ambasadës, me kosto totale deri në shumën 13.500,00 euro (pa TVSH) dhe me kriter dhënien e ofertës më të favorshme në bazë të çmimit dhe shërbimeve të ofruara.

Kjo Ftesë është subjekt i termave dhe kushteve të mëposhtme:

1. OBJEKTI I FTESËS
Objekti i kësaj ftese është furnizimi me një (1) gjenerator të fuqisë PRP nga 50 deri në 60 kVA/fuqi ESP nga 55 deri në 66 kVA për nevojat e zyrave të Ambasadës së Greqisë  në Tiranë me kosto totale deri në shumën prej 13.500,00 euro (pa TVSH). Kriteri i ofrimit: Oferta më e favorshme nga pikëpamja financiare dhe shërbimet e ofruara.
2. HARTIMI I OFERTAVE
Ofertat dërgohen përmes postës në Ambasadën e Greqisë në Tiranë ose në mënyrë elektronike në adresën e emailit të Ambasadës së Greqisë në Tiranë  në greqisht ose shqip ose anglisht.
3. DOKUMENTE TË NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE
Pjesëmarrësit janë të detyruar, nëse thirren për të marrë përsipër ofrimin, të paraqesin: informacion sigurimi dhe tatimor, ekstrakt të dëshmisë së penalitetit dhe vërtetim përfaqësimi të shoqërisë.
4. OFERTA FINANCIARE
Oferta financiare e kandidatëve do të përfshijë shumat në lekë dhe në euro (me dhe pa TVSH). Në rast se çmimi i ofruar pa TVSH tejkalon buxhetin, oferta e pjesëmarrësit do të refuzohet.
5. PROCEDURA E VLERËSIMIT
Ofertat do të vlerësohen për sa i përket plotësisë së tyre dhe do të zgjidhet ajo më e favorshme
6. PAGESA
Pagesa e kontraktorit do të bëhet nga Ambasada e Greqisë në Tiranë përmes bankës menjëherë pas dorëzimit/instalimit/provës testuese dhe lëshimit të dokumentit ligjor përkatës.
7. BUXHETI
Buxheti arrin në shumën prej trembëdhjetë mijë e pesëqind euro (13.500,00 €), pa TVSH.

8. DORËZIMI I OFERTËS
Të interesuarit mund të dorëzojnë ofertën e tyre me shkrim ose ta dërgojnë në adresën e emailit deri më datë 25.04.2022, ditë e Hënë dhe në orën 12:00 në Ambasadën e Greqisë në Tiranë. Ofertat angazhojnë kandidatët për periudhën kohore derisa atyre t'u caktohet dorëzimi dhe t'a kryejnë atë.
9. KOHA E DORËZIMIT
Dorëzimi i gjeneratorit duhet të kryhet brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pune nga njoftimi me shkrim/elektronik i kontraktorit nga Ambasada e Greqisë në Tiranë.

Kjo Ftesë për Shprehje Interesi do të postohet në Regjistrin Qendror Elektronik të Prokurimeve Publike dhe në faqen e internetit të Ambasadës së Greqisë në Tiranë në adresën: https://www.mfa.gr/albania/presveia/.
Të interesuarit mund të marrin informacion mbi ecurinë e procesit të prokurimit në numrat e telefonit të kontaktit të Ambasadës Greke në Tiranë.

Tiranë, 13/04/2022