Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Greqia del sërish në tregjet financiare

Greqia del sërish në tregjet financiare

Thursday, 10 April 2014

Greqia del sërish në tregjet financiareMe objektiv thithjen e 2,5 miliardë eurove – shumë që mund të rritet mbi bazën e kërkesës nga ana e investitorëve ndërkombëtarë-, hapet të enjten libri i ofertave për një bond 5- vjeçar, duke shënuar njëkohësisht rikthimin e Greqisë në tregjet financiare ndërkombëtare pas 4 vjetësh.

Zyrtarë të lartë të ministrisë së financave dhe të organozmit të menaxhimit të borxhit publik (ODDHX), deklarohen krejtësusht të kënaqur nga ky zhvillim, duke vënë në dukje se përfitimi i pastër për ekonominë greke do të jetë 200 milionë euro në vit.

Udhëheqja e ministrisë së financave deklaron se “pas katër vitesh gjërat po ndryshojnë me shpejtësi (bondi i fundit ishte emetuar në prill 2010, atëherë kur Greqia kishte kërkuar përmes bondeve 20 vjeçare një shumë prej 1 miliard eurosh dhe kishte inkasur vetëm 390 miliardë). Gjithashtu shtohet se “nuk rrimë në qetësi, por as festojmë”.

Ministria e financave sulmon edhe opozitën dhe kryesisht SYRIZA-n, duke thënë se “i lemë ata në mizerabilitetin e tyre, ne avancojmë”.

ANA-MPA