“Greqia, partner i çmuar i Kosovës”
“Partner të çmuar për Kosovën, jo vetëm në nivel dypalësh, por edhe rajonal”, e ka cilësuar Greqinë ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për agjencinë ANA-MPA, dhënë në kuadër të ministeralit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Selanik.
Hoxhaj ka përcaktuar edhe sektorët ku do të mund të intensifikohej bashkëpunimi dypalësh: industria minerare, energjia, ndërtimet dhe industria ushqimore, ndërsa ka ftuar biznesmenët grekë të fushave të ndryshme që nuk kanë punë për shkak të krizës, të aktivizohen në Kosovë.
Sa i përket dialogut Beograd-Pishtinë, Hoxhaj vlerëson se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë – për të cilat u shpreh i sigurt se do të fitohen sërish nga kryeministri Hashim Thaçi-, nuk do të influencojnë ecurinë e procesit dhe prezantoi një projekt prej pesë pikash për normalizimin e plotë të marrëdhënieve brenda 4 vjeçarit të ardhshëm.
ANA-MPA