Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Homazhe dhe meshë për ushtarët grek në këlcyrë dhe Bularat

Homazhe dhe meshë për ushtarët grek në këlcyrë dhe Bularat

Thursday, 30 October 2014

Homazhe dhe meshë për ushtarët grek në këlcyrë dhe BularatÇdo vit në datën 28 Tetor Greqia përkujton ushtarët e rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore ku për nder të tyre ditën e sotme u mbajt në Manastirin e Këlcyrës një meshë në nder të ushtarëve grek që kanë humbur jetën në vendin tonë.

Në meshën e zhvilluar në Këlcyrë aty ku edhe prehen eshtrat e ushtaëve grekë, ishin të pranishëm Ambasadori i Greqisë në Shqipëri z. Leonidas Rokanas, Konsulli i Greqisë në Gjirokastër z. Nikos Kotrokois, Zëvendëskryetari i Parlamentit të Shqipërisë z. Vangjel Dule si dhe deputeti i LSI-së z. Vangjel Tavo.

I kthyer në një ritual të përvitshëm, autoritetet zyrtare të Tiranës dhe Athinës përkujtojnë ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore në disa fshatra, ku përveç Këlcyrës në Përmet ditën e sotme u zhvilluan homazhe edhe në Bularat të Gjirokastrës.