Impresionuese prezenca greke në Festivalin e Kanës
Filmi grek “Ksenia” i regjisorit Panos Koutras, që u shfaq në sesionin “Një vështrim” të festivalit të 67-të kinematografik të Kanës, ka impresionuar publikun dhe kritikët.
Koutras tregon historinë e dy adoleshentëve shqiptarë të brezit të dytë që, kur nëna e tyre shqiptare vdes, nisen nga Athina për në Selanik që të gjejnë babain e tyre që i kishte braktisur kur këta ishin shumë të vegjël.
Koutras –in e intereson marrëdhënia që krijohet gradualisht ndërmjet dy vëllezërve, përmes udhëtimit të tyre (Dani, më i vogli, jetonte në Kretë me nënën, ndërsa më i madhi, Odisea punonte në Athinë). Në rrugën e tyre do të ndalojnë fillimisht në Larisa për të takuar një ish mik të së jëmës, kalojnë një ditë dhe një natë në një hotel të braktisur “Ksenia” (në disa prej skenave më të mira të filmit), para se të mbërrijnë përfundimisht në Selanik, ku Odisea merr pjesë në një konkurs kënge dhe Dania ia arrin të takojë babain e supozuar.
Koutras ka bërë një film të bukur, shumë njerëzor, të spërkatur me humor, me karakteret të vendosur në sfondin e realitetit grek, ku nuk mungojnë as skenat e dhunës dhe terrorizimit të emigrantëve nga Agimi i Artë.
Në anët pozitive të filmit përfshihen edhe interpretimet shumë të mira, sidomos të dy protagonistëve, Kosta Nikuli (Dani) dhe Niko Ngjela (Odisea).
ANA-MPA