Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Komisioni për Integrimin Europian zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas Rokanas

Komisioni për Integrimin Europian zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas Rokanas

Monday, 20 January 2014

Komisioni për Integrimin Europian zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas RokanasKomisioni për Integrimin Europian zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas Rokanas si përfaqësues i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, e cila mbahet për këtë gjashtëmujor të parë të vitit.

Komisioni për  Integrimin  Europian zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas Rokanas si përfaqësues i Presidencës së radhës së Bashkimit Europian, e cila mbahet për këtë gjashtëmujor të parë të vitit. Z. Rokanas shoqërohej nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqiperi, z. Ettore Sequi.

Në fillim të mbledhjes, Kryetarja e Komisionit të Integrimit Europian, znj. Majlinda Bregu uroi të gjithë deputetët e këtij komisioni për një vit  të mbarë, me një punë konkrete dhe  me hapa sa më pozitive  në procesin e integrimit.

Në fjalën e tij,  ambasadori i Greqisë në Shqipëri, z. Leonidas Rokanas tha se zgjerimi është një ndër prioritetet kryesore të BE-së, sigurisht nëse vendet e rajonit përmbushin detyrimet  e tyre me reformat që ata duhet të ndërmarrin.

“Shqipëria vjen nga një rrugë e gjatë, ka bërë shumë punë dhe ka pasur shumë suksese. Ju keni dhënë prova që keni kapacitetin për të ecur përpara, duke iu referuar edhe konkluzioneve të Këshillit, zgjedhjet janë zhvilluar të suksesshme, jeni në rrugën e duhur. Dua ta filloj me rritjen e punësimit dhe kohezionin, që është prioritet i presidencës greke në BE, duam rritje ekonomike. Thellimi i integrimit europian është thellimi i eurozonës, por dhe promovimi i unionit ekonomik. Ne do të ruajmë euron që ka qenë një mekanizëm i rëndësishëm i BE-së. Ky mekanizëm i garantimit të depozitave është për të ruajtur kursimet e qytetarëve. Prioriteti i tretë është siguria, duke përfshirë migracionin dhe mbrojtjen e kufijve, pasi lehtëson lëvizjen e qytetarëve në Europë, menaxhimin e flukseve të migracionit. Mbrojtja ligjore e kufijve është e rëndësishme. Qëllimi është që të trajtohen dhe të mbrohen kufijtë në mënyrë njerëzore dhe të ligjshme.  Do të krijohet strategjia e perspektivës së Adriatikut e BE-së dhe Shqipëria ka Presidencën e kësaj iniciative. 8 vendet anëtare të kësaj iniciative kanë synim që të krijojnë një strategji të BE për rajonin Adriatik-Jonian për të promovuar zhvillimin në këtë rajon”, nënvizoi z. Leonidas Rokanas.

Ndërkohë që, nga ana e tij Ambasadori i BE-së në Shqipëri, z. Ettore Sequi tha se: “Presidenca ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në prioritetet e BE. Ky vit do të jetë viti i Mesdheut. Ne jemi të angazhuar që të sigurojmë jo vetëm suksesin e presidencës, por veçanërisht të Shqipërisë. Ne po dalim nga kriza, duam një Europë që të mos udhëhiqet nga frika, por nga shpresa. Këtë duam edhe për Shqipërinë.  Ky është angazhimi i plotë i të gjithë institucioneve evropiane, i të gjithë vendeve anëtare  dhe të të gjithë presidencave ”.

Z.Taulant Balla, nënkryetari i këtij komisioni shprehu dëshirën se gjatë  Presidencës Greke, Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat, si dhe vendet e tjera të rajonit, por në mënyrë të veçantë edhe Kosova të hedh një hap në kuadër të këtij procesi, përfshi këtu dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në vijim, Komisioni  miratoi  procesverbalin e mbledhjes së fundit, kalendarin e punimeve të komisionit për periudhën 20 janar – 6 shkurt 2014, si dhe mori në  shqyrtimi  projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë  për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”.Kjo  marrëveshje synon  forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit, veçanërisht kundër krimit të organizuar, krimeve të rënda, terrorizmit, prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, trafikimit të armëve, migracionit ilegal dhe trafikut të paligjshëm të personave.