Konferenca ndërkombëtare “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”
Gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Presidenca Greke dhe Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor: Situata Aktuale”, që po zhvillohet sot në hotel Tirana, të organizuar nga Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) dhe Ambasada e Greqisë në Tiranë, në partneritet me Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Europiane janë të pranishëm ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ambasadori grek në Tiranë, Leonidas Rokanas, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu.
“Do të doja të merret një vendim i rëndësishëm në qershor. Ne po ecim të fortë, jemi të vendosur të ndihmojmë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Shqipërinë për ta ndihmuar këtë vend të avancojë sa më shpejt drejt familjes europiane atje ku i përket”, tha Rokanas duke shtuar se fati do të vërtetojë që kemi të drejtë.
Ambasadori grek Rokanas nënvizoi se “Shqipëria ka treguar angazhim të fortë jo vetëm në politikë për të qenë pjesë e familjes europiane, jo vetëm në mënyrë kulturore, historike e aspekte të tjera, por e ka vërtetuar edhe në zhvillimin më të fundit për të luftuar krimin e organizuar, luftën kundër drogës që është shumë e rëndësishme”, nënvizoi Rokanas.
“Presidenca jonë deri tani gjykohet nga puna legjislative, puna ka avancuar , puna e bërë është objektive kemi pasur edhe zgejdhjet presidenciale, jam shumë krenar për kapitullin e zgjerimit që ka ecur shumë mirë, nuk mund të jetohet pa zgjerimin, jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht”, tha Rokanas.
Duke folur për integrimin e vendeve në BE, Rokanas u shpreh se “me integrimin kemi parë kontinentin europian duke avancuar më shumë se kushdo tjetër pas shkatërrimit të plotë, drejt zhvillimeve kryesore që janë ekonomia, drejtësia sociale dhe ndershmëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm që është i fundit, por jo më pak i rëndësishëm”.
Gjithashtu, vijoi, Rokanas, ka avancuar paqja, eksperimenti më i madh në historinë e njeriut, stabiliteti dhe prosperiteti së bashku me prosperitetin euroatlantik.
“Këto janë qëllimet që ne si Presidencë greke dhe partnerët tanë në BE dëshirojmë që të avancojnë në zgjerimin e Ballkanit Perëndimor , paqja, siguria, stabiliteti, por edhe ekonomia, prosperiteti, drejtësia sociale, qëndrueshmëria. Sipas modelit europian këto janë qëllimet ku duam të shkojmë, edhe për Ballkanin kjo është ideja, pas zgjerimit. Zgjerimi nuk është një veprim antagonist i konsoliduar, përkundrazi ato ndihmojnë njëra tjetrën dhe gjithashtu dëshirojmë siç bëri Zhan Monet, pajtim në këtë pjesë të botës që ka vuajtur”, theksoi Rokanas.
Qëllimi tjetër që kishte Zhan Monet, vijoi diplomati grek, dhe ajo që ne synojmë tani është zgjerimi në këto zona.
“Greqia, ka ndërtuar strategjinë e saj në këtë zonë me koncpetin e zgjerimit me të gjitha vendet e rajonit dhe ka dëgjuar në mënyrë të vazhdueshme duke e mbështetur këtë politikë. Ju mbani mend konferencën e Selanikut në 2003 gjithashtu bëmë të njëjtën gjë edhe në 1994 dhe në presidencën e fundit ka qenë në mbështetje të zgjerimit, sepse zgjerimi është historia më e suksesshme e BE-së, është vërtetuar edhe në konferencën e Selanikut para disa muajsh edhe në Vjenë që u organizua nga Austria dhe mendoj se do të vërtetohet edhe gjatë presidencës italiane sepse jemi duke koordinuar punën me njëri tjetrin në të mirën e popujve të këtij rajoni”, përfundoi ambasadori grek.