Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Leonidas Rokanas, ambasadori i ri i Greqisë në Tiranë

Leonidas Rokanas, ambasadori i ri i Greqisë në Tiranë

Friday, 21 December 2012

Ambassadori grek me Presidentin NishaniGreqia emëron ambasadorin e ri në Tiranë. Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Greqisë, Leonidas C. Rokanas, i ka paraqitur dje Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Emërimi i Rokanas në postin e ambasadorit në Tiranë vjen pas përfundimit të mandatit të paraardhësit të tij, Nicolas Pazios.

Ambasadori i ri i Greqisë në Tiranë ka studiuar për Drejtësi, ndërsa fillimisht shërbeu në flotën ushtarake ndërsa karrierën në diplomaci e nis në vitin 1982, kur iu bashkua Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme greke. Rokanas në vitin 2006-2010 ka shërbyer si përfaqësues i përhershëm i Greqisë në Bashkimin Europian. Ai ka mbajtur pozicionin e kreut për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Sektorin e Zgjerimit. Nga tetori i vitit 2010 deri më 21 dhjetor 2012, ai ka pozicionin e drejtorit në Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë në BE. Ndërsa më parë në vitet 2004-2006, Kurse në vitet 2000-2004, ka mbajtur pozicionin e konsullit në Këln, Gjemani, dhe 1996-2000 ka qenë përfaqësues i përhershëm i Misionit të Greqisë në OKB.