Thursday, 21 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi në postkomunizëm- Bisedë e Ambasadorit të Greqisë në European University të Tiranës

Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi në postkomunizëm- Bisedë e Ambasadorit të Greqisë në European University të Tiranës

Tuesday, 03 June 2014

Marrëdhëniet Shqipëri – Greqi në postkomunizëm- Bisedë e Ambasadorit të Greqisë në European University të Tiranës‘’Marrëdhëniet greko-shqiptare në periudhën postkomuniste’’ ishte tema e bisedës së Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri z Leonidas Rokanas në European University të Tiranës. Duke bërë një trajtim të shkurtër historik të së kaluarës, Ambasadori ju referua fillimisht rëndësisë që ka rajoni i Ballkanit për historinë botërore, duke nënvizuar se në një rajon kaq të trazuar në të kaluarën, BE ka arritur sot të sigurojë për popujt e tij paqe, stabilitet dhe prosperitet.

Përfitimet nga anëtarësimi në BE janë shumë të mëdha, theksoi z Rokanas dhe solli si shembull rezultatet ekonomike të vendeve anëtare nga Europa Lindore, të cilët në periudhën 2000-2008 realizuan një rritje vjetore të GDP së tyre prej 2%. Rezultate të ngjashme mund të presë edhe Shqipëria,përderisa përspektiva e saj europiane do të ndikojë në një shkallë të lartë mbi institucionet, mbi ekonominë dhe mbi shoqërinë e vendit. Përfitimet prej këtyre ndryshimeve të vendit do të jenë shumë të mëdha, theksoi ambasadori.

Konferenca e Selanikut e vitit 1994 por edhe zgjerimi i madh i BE për të cilin u vendos gjatë presidencës greke më 2003, tregojnë rëndësinë që i kushtonte dhe i kushton Greqia anëtarësimit të anëtarëve të rinj si dhe mbështetjen e fuqishme të saj për përspektivën europiane të të gjitha shteteve ballkanike. Posaçërisht për Shqipërinë, Greqia ishte gjithashtu një përkrahëse e flaktë e anëtarësimit të saj në NATO, theksoi ambasadori z Rokanas.

Më shumë se treqind kompani greke ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke krijuar me mijëra vende pune. Ishte në vend të parë përsa u përket investimeve deri në vitin 2010 dhe është në vend të dytë përsa u përket shkëmbimeve tregëtare, pas Italisë. Veçanërisht të rëndësishme për ekonominë shqiptare janë edhe dërgesat e emigrantëve nga Greqia, të cilat llogariten në 300 – 400 milion euro, ose përafërsisht 7% – 15% të GDP së Shqipërisë.