Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla pret Ambasadorin e Republikës Greke në Tiranë, z. Leonidas C. Rokanas
Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla zhvilloi gjatë ditës së premte një takim me Ambasadorin e Greqisë në Tiranë, z. Leonidas C. Rokanas. Ministrja Nikolla vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve si të rëndësishme, duke vënë theksin në fushën e arsimit.
Duke shprehur rëndësinë e këtij takimi, Ministrja Nikolla konfirmoj angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe të institucionit që ajo drejton për vijimësinë e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ambasadori Rokanas u shpreh se Greqia i konsideron marrëdhëniet me Shqipërinë në fushën e arsimit shumë të rëndësishme, dhe me një dimension reciprok të konsiderueshëm. Gjithashtu Ambasadori shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë, duke shtuar se ajo vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, e cila është në prag të marrjes së statusit të vendit kandidat në BE.