Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Nënshkruhet plani i bashkëpunimit shqipëri-greqi në fushën e mbrojtjes

Nënshkruhet plani i bashkëpunimit shqipëri-greqi në fushën e mbrojtjes

Tuesday, 29 April 2014

Nënshkruhet plani i bashkëpunimit shqipëri-greqi në fushën e mbrojtjesMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti sot në një takim të veçantë znj. Fotini Gjenimata, ministre plotësuese e Mbrojtjes e Republikës së Greqisë, e cila, në krye të një delegacioni, ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare.


Gjatë takimit ministrja Kodheli e njohu znj.Gjenimata dhe delegacionin grek me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe me hapat e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për plotësimin e reformave jetike për mbrojtjen.

Nga ana e saj, ministrja plotësuese e Mbrojtjes së Greqisë, znj.Gjenimata, falënderoi ministren Kodheli për pritjen, si dhe shprehu vulletin e qeverisë greke që marrëdhëniet mes dy vendeve të vazhdojnë të jenë të shkëlqyera në fushën e mbrojtjes, si dy vende partnere në rajon dhe anëtare të NATO-s. Ministrja Gjenimata theksoi faktin se Shqipëria dhe Greqia kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë faktorë paqeje dhe stabiliteti për rajonin tonë.

Dy bashkëbisedueset shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si në atë të trajnimit dhe edukimit, sidomos për sektorë specifikë të Mbrojtjes.

Në fund të takimit mes dy delegacioneve u nënshkrua Plani i Bashkëpunimit Shqipëri-Greqi në fushën e Mbrojtjes për vitin 2014.

Po sot, ministrja ploësuese e Mbrojtjes së Greqisë, znj. Gjenimata pati një takim edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo.