Saturday, 23 November 2024
greek albanian
Ambasada e Greqisë në Tiranë
Fillimi arrow Rreth Nesh arrow Ambasada e Greqisë në Tiranë arrow Lajmet rreth Ambasades arrow Njoftim i Ministrisë së Jashtme në lidhje me vendimin e befasishëm të autoriteteve shqiptare të operojnë me prishje banesash të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Himarë.

Njoftim i Ministrisë së Jashtme në lidhje me vendimin e befasishëm të autoriteteve shqiptare të operojnë me prishje banesash të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek në Himarë.

Thursday, 19 October 2017

Krijojnë  shqetësim  lidhjet  që me sa duket ekzistojnë, midis   krimit të organizuar dhe  skenës politike të Shqipërisë, siç  vërtetohet  edhe nga arrestimi tani së fundi, të kreut  të një  rrjeti  trafikimi narkotikësh, i cili është edhe i afërm  i njërit, deri para pak kohe, prej Ministrave kryesorë të Qeverisë Rama.

Përbën gjithashtu shqetësim fakti se Qeveria Shqiptare, vazhdon me avancimin e masave  për shkatërrimin e pronave  të anëtarëve të Minoritetit Etnik Grek,  në kuadrin e politikës së çrrënjosjes  të prezencës historike  të helenizmit  në  krahinën e Himarës.

Vendimi i djeshëm i Autoriteteve  Shqiptare vërteton se Ligji për Minoritetet  që u votua para pak kohe, përbën një hap mbrapa për Minoritetin  kryesor të Shqipërisë. Janë të shumtë ata që e interpretojnë këtë vendim si një  veprim  që ka si qëllim të çorientojë  opinionin publik shqiptar nga çështja e madhe politike që është krijuar si pasojë e trafikut të drogës. Shpresojmë që të  mos jetë kështu.