Organizimi i konferencës letrare nga Ambasada e Greqisë në Shqipëri me temën “Shumëdimensionali Kazantzakis”
Me rastin e plotësimit të 30 viteve nga themelimi i “Lidhjes Ndëkombëtare të Miqve të Nikos Kazantzakis”, Ambasada e Greqisë në Shqipëri organizoi, ditën e martë, më 25 Prill 2018, një konferencë me temë “Shumëdimensionali Kazantzakis” në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) e cila ndodhet në ndertesën e zyrave të Kryeministrisë së Shqipërisë në Tiranë.
Eventin nderuan me pjesëmarrjen e tyre Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, zonja Eleni Surani, zv. Ministri i Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, z. Ervin Demo dhe kryetari i “Lidhjes Ndëkombëtare të Miqve të Nikos Kazantzakis”, Georgios Stasinakis, të cilët përshëndetën aktivitetin.
Në fjalën e saj, Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, zonja Eleni Sourani, theksoj ndër të tjerash, se pak shkrimtar, në nivel botëror, u moren me të gjitha llojet e gjuhës së shkruar, në mënyrë sistematike dhe të vetëdijshme si Kazantzakis, fakt ky që justifikon plotësisht përzgjedhjen e titullit të Konferencës. Në këtë kuadër, përmendi shkurtimisht aspektet shumë ose pak të njohura të Kazantzakis (romane, ese, vepra poetike – me referencë të veçantë tek “Odisia”-, vepra teatrale, përshkrime të udhëtimeve, përpjekjet për shkrimin e skenareve), lidhjen koherente të të cilave përbën reflektim filozofik dhe shqetësimet metafizike të shkrimatarit të madh grek.
Dukuri karakteristike e konferencës letrare qe niveli i lartë i folësve grek dhe shqiptar (akademik, njerëz të shkronjave dhe të arteve, botues), ashtu sikurse është e dukshme dhe nga ligjeratat e tyre interesante, por dhe nga publiku, i cili u dynd në sallën e bibliotekës së COD.
Aktiviteti u pasqyrua gjëresisht dhe në mediat shqipëtare, nga televizione si TVSH, Vizion Plus, Top Channel, Fax News, News 24, gazeta shqipëtare dhe minoritare si dhe faqe interneti.