Përfundoi zhvendosja e Ambasadës së Greqisë në Tiranë në ndërtesën e re
Pas 47 vitesh, Ambasada e Greqisë në Tiranë, u transferua në godinë të re, e cilat ndodhet në adresën: Rr. “Skenderbej”, nr. 88, KP.: 1023, Tiranë (Pranë Ambasadës Franceze, përballë Ambasades Britanike), në një distancë shumë të afërt nga ndërtesa e vjetër e Ambasadës.
Në ndërtesën e re moderne dhe funksionale jane vendosur të gjitha departamentet e Ambasadës (departamenti Politik, Zyra Konsullore, Zyra e Çështjeve Tregëtare dhe Ekonomike, Zyra e Atasheut të Mbrojtjes, Zyra e Shtypit dhe Komunikimit, Zyra e Ndërlidhësve Policor).
Ndër përfitimet e transferimit janë përmirësimi i ambjenteve të punës dhe i ofrimit të shërbimeve drejt publikut si dhe ulja e shpenzimeve funksionale të Ambasadës.
Numrat e kontaktit të Ambasadës mbeten të njëjtë. Funksionimi i centralit qendror telefonik do të rikuperohet në ditët në vijim, deri në atë moment mund të komunikoni me Ambasadën nëpërmjet email-ve.